Aplikacion
Pas më shumë se 20 vitesh, Michelle Hunziker u gjend në skenë me Eros Ramazzottin, njeriun me të cilin ka qenë e martuar nga viti 1995 deri në 2002.
Pasi këndoi këngën e tij të famshme “Fuoco nel fuoco’’, Eros dhe Michelle bënë një bisedë të vogël së bashku, ku folën rreth marrëdhënies së tyre.
“Do të kisha menduar gjithçka në jetë, por jo që ta pranoje ftesën time. Si ka mundësi që prej 20 vitesh çdo ditë më shkruajnë se unë dhe ti duhet të kthehemi bashkë?”, pyet Mishel ish-bashkëshortin, i cili përgjigjet, “Sepse historia jonë ishte e bukur. Si mund ta harrosh! Por le ta pranojmë, ne jemi miq”.
Në ato momente të dy shkëmbyen një puthje që ndezi akoma edhe më shumë publikun e pranishëm, duke dëshmuan edhe njëherë se mes tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës