zoom

Politikë

“Një e shkuar e shëmtuar…”/ Yuri Kim mirëpret ndjesën e Xhelal Mziut

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar menjëherë sa i takon ndjesës së kërkuar ditën e sotme nga Xhelal Mziu, pas një thirrje të bërë nga vetë ai dje, se kushdo i dyshuar për blerje votash do e priste i njëjti fat siç ndodhi me Pjerin Xhuvanin i cili u vra në Elbasan.

Yuri Kim shprehet se grupet e armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie i përkasin të kaluarës të shëmtuar që duhet ta refuzojmë.

“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.”