zoom

Stil

Nita Latifi rrëfen ndjenjat për Shpatin dhe flirtin me Dean: Mendova se më sollën botën

Këngëtarja Nita Latifi është shprehur se kur Shpat Kërleshi, me të cilin kishte pasur një njohje disa vite më parë, u bë pjesë e BBV “mendoi se i sollën botën aty brenda”, pasi ishte i vetmi banor që njihte personalisht.

Ajo u shpreh se ishte e gatshme të niste një lidhje me Shpatin në BBV, nëse do rizgjoheshin ndjenjat mes tyre.

Por u shpreh se Shpati “donte të luante me dy porta”, referuar flirtit të tij me Dea Michelle.

 “Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo.

Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.

Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet, siç thotë Kiara “Le të rrjedhë”, duhet të lija gjithçka saqë i thashë se nëse rifillion një pëlqim mes neve te dyve jam ok. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë. Fakti që e bëri këtë pa e ditur se si ishin situatat në shtëpi, reagova në mënyrën time, ia bëra me dije në disa mënyra që kujdes se po më nxjerr keq edhe mua”, tha Nita Latifi në “E diell”./ Zoom.al