zoom

Aktualitet

Nisin zvarritjet, GJKKO shtyn përsëri seancën për Berishën. Avokati denoncon: Kërkuan pagesë për…

Nuk njeh limite zvarritjeje procesi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe sot seanca e cila u mbajt në GJKKO për liderin historik të së djathtës, u shty për datën 19 korrik, teksa akuzohet për dosjen e “Kompleksit Partizani”, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe prej vitit të kaluar ndodhen në arrest shtëpiak.

Ky vebdim s’u prit mirë nga pala mbrojtës. Avokati Genci Gjokutaj, në një deklaratë për gazetarët, u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.

“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës. Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai, duke denoncuar zvarritjet e procesit. /ZOOM.AL/