zoom

Bota

Nisin përplasjet mes talebanëve për kabinetin qeveritar

Përbërja e qeverisë së re i ka futur në një konflikt udhëheqësit talebanë.

Debati është zhvillluar në pallatin presidencial midis bashkëthemeluesit të grupit Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Khalil ur-Rahman Haqqani, ministër për refugjatët.

Burimet thanë se Baradar, zëvendëskryeministri i ri, ishte i pakënaqur me strukturën e qeverisë së tyre të përkohshme.

Sherri gjithashtu ka nisur nga përplasjet se kush nga këta dy grupe duhet të merrte merita për fitoren e tyre në Afganistan. Baradar beson se fitorja i atribuohet diplomacisë së kryer nga njerëz si ai, ndërsa anëtarët e grupit Haqqani – i cili drejtohet nga një prej figurave më të larta talebane – dhe mbështetësit e tyre thonë se kjo është arritur përmes luftimeve.

Kabineti i tyre i ri i përkohshëm është tërësisht i përbërë nga burra dhe figura të larta talebane, disa prej të cilëve janë të njohur për sulmet ndaj forcave amerikane gjatë dy dekadave të fundit.