zoom

Lajme

Nis protesta te Bashkia, Blushi: Më mbajtën 5 orë në Komisariat që të më trembnin. Polici më tha…

ka nisur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës nga opozita, teksa kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj prej katër muajsh, për skandalin e dosjes “5D”.

Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka folur sërish edhe për përleshjen fizike në këshilltarin socialist Halit Valteri. Nga protesta para bashkisë, Blushi tha se u mbajt për më shumë se 5 orë në komisariat për ta trembur.

“Këtyre horrave do t’i tregojmë vendin. Një kryebashkiak që vjen me antiplumb nuk është trim. Trima jeni ju, sepse në zemrat tuaja janë mijëra e mijëra patriotë që do t’i tregojnë vendin këtej regjimi.

Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembnin aty, por e kanë marrë përgjigjen të gjithë narkopolicët. Duke zbritur nga shkallët takova një polic, që është këtu, por nuk e identifikoj dot. E di si më tha? E di ti pse ne vijmë me kasketa? Sepse kemi turp t’i dalim fëmijëve përpara, kemi frikë se kur të shkojnë në shtëpi do na pështyjnë prindërit tanë”, tha Tedi Blushi.

Ashtu si dhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta nisi në orën 11:00 dhe policia kishte marrë masat duke krijuar kordon të dyfishtë. /ZOOM.AL/