zoom

Aktualitet

Nis protesta e gazetarëve para Kryeministrisë

Ka nisur protesta e gazetarëve përballë Kryeministrisë.

Kjo protestë u paralajmërua pasi kryeministri Edi Rama dërgoi në ‘riedukim’ gazetarin Klevi Muka, pas një pyetje që kryeministrit iu dukë e papërshtatshme kundrejt ministres Xhaçka.

Gazetarit iu hoq e drejta për të marr pjesë në konferencat e realizuara nga qeveria për tre muajt e ardhshëm.

Me banderola në duar dhe me gojën e mbyllur, gazetarët kërkojnë lirinë e fjalës së tyre dhe ushtrimin e profesionit të tyre në mënyrë sa më të pavaruar./zoom.al/