Aplikacion
Para tubuesve opozitarë dhe të Aleancës Qytetare, foli edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili deklaroi se “do të vijojë të protestojë derisa të ketë frymë”.
Ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e Bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.
“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani? Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i 98-ës, e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai mes të tjerash.
Aktori Neritan Liçaj ka folur në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku po protestuestohet për aferën 5D. Liçaj theksoi se qeveria po shkatërron kombin. Ai bëri pyetjen se çfarë iu kanë bërë shqiptarët që qeveria e vet i urren kaq shumë. Sipas Liçajt, në Shqipëri ata që punojnë e jetojnë ndershmërisht janë të zhytur në varfëri.
“Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? Çfarë iu kanë bërë shqiptarët, pse e urreni këtë vend? Sa nga ju i del rroga deri në javën e dytë? Ju mbani flamurin e Rilindjes, sepse jeni kundër popullit tuaj. Duhet të mbroni popullin dhe jo krimin. Edhe në ndërtim ka pastrim parash. Kemi parlament që nuk dinë të flasin një fjalë.
Një administratë që është skandaloze. Po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Nuk ka për ta bërë Shqipërinë ambasadorja Kim me vezë, do ta bëjmë ne. Ne djersisim, e ju pasuroheni. I huaji nuk të bën kurrë, sepse vjen për interesat e veta. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb”.
Siç shihen nga foto, protestuesit kanë vendosur sipër njëra-tjetrës disa goma të vjetra. Nuk dihet nëse plani i tyre më vonë është që t’i vënë flakën.
/ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë