zoom

Aktualitet

Nis me hedhje molotovi protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia me ndryshim plani

Ka nisur dhunshëm edhe protesta e 13-të e opozitës dhe Aleancës Qytetare. Hidhen molotov dhe sende të forta në drejtim të Bashkisë së Tiranës.

Ndryshe nga të kaluarat, këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik bashkinë. Kurse opozita ka sfiduar edhe temperaturat e lartë për të protestuar në kërkim të dorëheqjes së Erjon Veliajt, pas skandaleve me dosjen “5D” të drejtorëve.

Ndërkohë, efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar në kordon hyrjen e bashkisë së Tiranës Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kujtojmë se kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, në protestën para Bashkisë Tiranë, i ka bërë thirrje SPAK që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë të çdo zyrtari i cili ka abuzuar me detyrën.

“Sot edhe pse dita më e nxehtë e verës, qytetarët nuk ndalojnë së protestuari e për të kërkuar të drejtat tona. Policët që sot e ruajnë do të jenë ata që do t’i vënë prangat pasie drejta do të triumfojë. Prindërit tanë hodhën poshtë diktaturën, ne na takon të hedhim poshtë këtë regjim. Sot Shqipëria e opozitarët të bashkuar nën flamurin e PD, nuk do të dorëzohemi. Sepse jemi me të drejtën e të vërtetën. Nuk ka forcë që e ndal popullin të fitojë të drejtat.

Thirrje SPAK: Ke dhjetëra denoncime në tavolinë, qindra faqe dosje, merri e shqyrtoi dhe çoi para drejtësisë fajtorët”, tha ai. /ZOOM.AL/