Aplikacion
Nuk pritet të ketë surpriza sa i takon kësaj kandidature. Presidenti i republikës në këtë raund të katërt zgjidhet edhe me një shumicë të thjeshtë votash.
Taulant Balla deklaroi se Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për t’u zgjedhur president, në një kohë kur Gjeneral-Majori është një person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me çështjen e pronave të ushtrisë.
Taulant Balla: Kryesia e PS ka marrë vendimin për t’i propozuar grupit parlamentar si më postë vijon. Duke mbajtur në konsideratë pozicionin kushtetues e rolin që i jep kushtetiuta Presidentit, cilësitë pa orientim politik, për të propozuar kandidatin me integritetin më të lartë.
Kryesisa i propozon grupit si kandidat për president zotin Bajram Begaj.
Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese ligjore. Zoti Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President.
Besimin se kjo kandiaturë do mbështetet dhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit./zoom.al