Aplikacion
Aksioni është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe policisë. Banorët po protestojnë kundër aksionit të IKMT-së, pasi sipas tyre, nuk u është ofruar dëmshpërblim për banesat.
Sot parashikohet që të shemben 12 banesa. Ndërsa më parë janë shembur dhjetëra të tjera. Prej disa kohësh, banorët e “5 majit”, por jo vetëm janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.
Ditën e djeshme, ata protestuan para zyrave të ARRSH-së, ndërkohë kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre, deri në grevë urie para Kuvendit, ose poshtë banesave të tyre.