Aplikacion
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Sh.N., banues në Korçë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Po kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë me dije se referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 31 vjeç, banues në fshatin Piskupat, pasi në fshat dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin V. S. Kurse dosja penale i kaloi prokurorisë vendore. /ZOOM.AL/
Vrasja e Ramazan Matajt, flet motra e Armelës:Na hyri në shtëpi. I shpërndau në fshat videot intime