zoom

Aktualitet

Ngrica e shtrëngata, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel për marrje masash

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje Bashkive në vend të jenë në gatishmëri për çdo situatë për shkak të motit të keq.

Në një postim, Agjencia shkruan se reshjet e shiut që do të përfshijnë vendin mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash.

Gjithashtu, mund të krijohen mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport. Ndërsa qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Postimi i plotë:

Bazuar në raportimet nga #IGJEO dhe #SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.