Aplikacion
“Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve. Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”, tha Ministria.
Sipas Top Channel, paraprakisht ishte deklaruar se bëhej fjalë për laringo-trakeit, një sëmundje infektive me përhapje të shpejtë dhe se shpezët e ngordhura janë asgjësuar në krematoriumet e pularive, ndërsa po punohet për t’i mbajtur të izoluara këto vatra.
Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë githashtu thuhet se “rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme. Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situate episodike”.
Analiza të vazhdueshme po kryhen për të mbajtur nën kontroll situatën. Në Durrës, autoritetet përgjegjëse të Bujqësisë dhe AKU-së bëjnë me dije, jo zyrtarisht, se nuk ka fakte për cenimin e shëndetit publik.
Sipas tyre, bateritë e pulave të infektuara janë asgjësuar dhe në treg nuk rezulton të ketë produkte, vezë dhe mish të tyre.
Ndërkohë ka dyshime se edhe në qarkun e Korçës ka prekje të gripit të shpendëve dhe është një rast që është çuar për analiza, thotë Adriatik Skënderasi, përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për që shpëtuar nga plumbat