Aplikacion
Këtij romani që me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë, i janë shitur edhe të drejtat për t’u bërë film, pikërisht nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar që do të realizojë një serial televiziv.
“Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”- tha producenti.
Drejtoresha e përgjithshme e “La nave di Teseo”, Elisabetta Sgarbi, ishte ndër të parët persona që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër. Ngjarjet në romanin e Metës janë zhvilluar në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, SHBA dhe Gjermani./L.K
/Zoom.al