Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 13:50 në Makrochori, Imathia.
Sipas medias “Protothema.gr”, gjyshërit e foshnjës janë paraqitur në spital me foshnjën 6-muajshe, pasi e kishin gjetur në shtëpi të dhunuar nga e ëma.
Mësohet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni, ndërsa i ati nuk ka qenë prezent në momentin tragjik.
Autoritetet greke janë duke hetuar nëse vdekja e foshnjës, ndërsa nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna mund ta ketë hedhur fëmijën nga ballkoni.
7-vjeçarja, banuese në Makrohori dhe nënë e dy fëmijëve të tjerë të mitur është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Imathisë. /ZOOM.AL/
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA