Aplikacion
Policët gjetën një trup të pajetë në mes të rrugës në Janinë mëngjesin e kësaj të premteje.
Ai dyshohet se është vrarë dhe më pas është zhvendosur deri në vendin ku u gjet nga efektivët.
Trupi i pajetë ishte i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte e ekspozuar.
Nga hetimet e deritanishme, hetuesit kanë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, ndërsa pritet edhe rezultati i autopsisë.
Ai kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë.