zoom

Bota

Ngjarje horror, gjendet fetusi i ngrirë në frigorifer! Çifti i dyshuar nga policia

Një çift rumun është akuzuar për fshehje të kufomës, pasi hetuesit gjetën një fetus të ngrirë në shtëpinë e tyre në Borghesiana, në periferi të Romës, Itali.

Ngjarja makabër u zbulua pas një denoncimi në policinë italiane, nga poliklinika Casilino, pasi gruaja e cila ishte paraqitur në urgjencë me gjakderdhje.

Mjekët zbuluan se gjakderdhja ishte shkak i një aborti ose lindje të parakohshme. Për zbardhjen e misterit, spitali njoftoi policinë.

Kur efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, gjetën fetusin, katër muajsh dhe rreth 30 centimetra të gjatë, të ngrirë në frigorifer. /ZOOM.AL/