zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë! 9-vjeçarja bie nga pallati, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Tiranë. Policia njofton se një fëmijë ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

Raportohet se 9-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura