Aplikacion
E mitura është dërguar në spitalin e traumës për mjekim më të specializuar ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit që transportonte nxënës shkolle, për dhkelje të qarkullimit rrugor. Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.
Drejtuesit të automjetit i është bërë edhe testi i alkolit por ka rezultuar negativ.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin P.F, 56 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij autobus që transporton nxënës shkolle, në aksin rrugor dytësor Shënkoll-Lezhë, ka aksidentuar një vajzë të mitur 6 vjeçe, e cila u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Automjeti autobus është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesit të automjetit i është bërë dhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool (0.00 mg/l)
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”
Pas tymit të korrupsionit, aferës së inceneratorëve i dalin flakët. Plehrat po digjen si në ’90