Aplikacion
Nënë e bijë janë gjetur pa jetë brenda banesës.
Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke i gjetur të vdekura të dyja në banesë.
Mësohet se nëna ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vajza ka humbur jetën para saj e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.
Pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.