zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Emigranti ngrin brenda kamionit, nxirret i pajetë nga mjeti

Një emigrant ndërroi jetë tragjikisht në Greqi.

Ai u nxor i pajetë nga një kamion me të cilin po udhëtonte.

Emigranti ishte fshehur brenda frigoriferit të kamionit me qëllim që të mos kapej nga policia.

Ai synonte të shkonte në Itali në këtë mënyrë.

Por prej temperaturave të ftohta, emigranti ngriu dhe ndërroi jetë.

Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi drejtuesin e kamionit.