zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Dibër, humb jetën teksa po lahej 12-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, ku një 12-vjeçare është mbytur teksa po lahej bën me dije policia.

Dibër/ informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.