zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Berat! Fqinjët gjejnë të varur në banesë një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. E moshuara u gjet e pajetë nga fqinjët, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.

“Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.