zoom

Bota

E rëndë, 27-vjeçarja vritet barbarisht me kaçavidë nga një adoleshent

Një 27-vjeçare u vra tragjikisht me kaçavidë nga një emigrant.

Ajo punonte në një hotel në Angli dhe ngjarja ndodhi pas një debati banal që pati me emigrantin 18-vjeçar.

Ata debatuan për një pako biskota, sipas mediave britanike.

Rhiannon Skye Whyte u godit në qafë me një kaçavidë në një stacion hekurudhor pasi doli nga puna. Ajo qëndroi e intubuar në spital dhe vdiq tre ditë më vonë.

18-vjeçar u arrestua menjëherë pas sulmit në Rhiannon.

Ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në korrik pasi kaloi Kanalin me një varkë të vogël. Ai nuk kishte dokumente dhe kërkoi azil.