Aplikacion
Viktima është identifikuar si 43-vjeçari Vladimir Muhja, që humbi jetën në vend nga trauma prej rrymës elektrike. Mësohet se Muhja banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur (foto kryesore).
Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë. Deri më tani ka pasur një reagim nga OSHEE, në të cilin thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.
Pra përgjegjësia për kushtet e sigurisë në subjekt dhe punë i përket biznesit në fjalë, teksa Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet dhe marrjet në pyetje. /ZOOM.AL/