zoom

Aktualitet

Ngjarja në Lushnjë, Balla: Tek Trauma dhe i biri i viktimës. Ishin të dy në mjetin që shpërtheu

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka treguar më shumë detaje për ngjarjen e rëndë në Lushnjë, duke konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur për shkak të kontakti të eskavatorit me linjën e tensionit të lartë, ku për pasojë ka shpërthyer mjeti.

Manovratori ka ndërruar jetë në vend, ndërsa me të ka qenë edhe djali i tij i cili është lënduar rëndë dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës, tregoi ministri.

Deputeti Çela, sipas ministrit ka marrë një plagë e cila është izoluar në spitalin e Lushnjes dhe më pas është nisur drejt Traumës për nje trajtim më të specializuar. Bashkë me të janë dhe dy të plagosur të tjerë tek Trauma

“Në zonën industriale të Lushnjës, pranë një kompleksi  magazinash, ka ndodhur një shpërthim, i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Si pasojë e këtij kontaktit, ka shpërthyer një mjet eskavator. Për pasojë ka humbur jetën manovratori i këtij mjeti, është plagosur rëndë një tjetër person i gjendur pranë, brenda mjetit, i cili dyshohet të jetë i biri i viktimës, i cili është nisur drejt Tiranë. Po ashtu në atë zonë, bashkë me personat e tjerë të plagosur është gjendur edhe deputeti Bujar Cela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Por mund t’ju them që plaga është izoluar dhe është nisur drejt Traumës. Në total janë 3 persona që janë nisur drejt Traumës. Ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe. Policia po kryen hetimet për të evidentuar rrethanat dhe shkaqet”, njoftoi ministri Balla./Zoom.al