zoom

Aktualitet

Ngjarja në Astir/ Arrestohet 36-vjeçari, akuzohet se mbajti mbyllur Sajma Qordjen

Policia e Tiranës vuri në pranga një nga autorët e ngjarjes së Astirit, ku u mbajt e izoluar 21-vjeçarja Sajma Qordja.

I arrestuari është Ermal Binjaku, 36 vjeç me precedentë të mëparshëm penale.

Në 9 janar policia mori informacion se në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhej e reja kishte armë.

Gjate aksionit 21-vjeçarja telefonoi uniformat blu që ta shpëtonin.

Menjëherë forcat RENEA u vunë në lëvizje dhe hynë në apartament në katin e tetë të pallatit ku e gjetën vajzën të vetme.

Ndërkaq, në banesën ngjitur u gjetën 2 armë dhe shenja kokaine.

Të dy këto apartamente i kishte marrë me qira i dashuri i 21-vjeçares, Joni Sadikaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim bashkë me 3 persona të tjerë.

Postime të lidhura