zoom

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarët, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e mesditës, në një lokal pranë Poliklinikës së qytetit.

Mësohet se protagonist i sherrit me thika që la dy persona të plagosur dhe një tjetër me plagë të rënda në spital, është 18-vjeçari, Aldo Hasani.

Mësohet se i riu plagosi me thikë 3 bashkëmoshatarë rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa” dhe është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim