zoom

Aktualitet

Ngacmonte vajzat në rrjetet sociale/ Pse u vra 33-vjeçari në Shkodër

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Postribë të Shkodrës, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashi.

Grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se 33-vjeçari është vrarë një person i vetëm.

Deri më tani thuhet se autori ka vepruar i vetëm në këtë ngjarje dhe se ka qelluar me breshëri nga të dyja anët e automjetit ku ndodhej, Ramazan Mataj.

Hetuesit kanë gjetur në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja, plumbat e së silave e kanë kapur të gjitha në trup 33-vjeçarin. 33-vjeçari rezulton të ketë qenë një person i qetë dhe pa precedente penale, si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë vendit.

Pista kryesore ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve personale të viktimës.

Dyshohet se Ramazan Mataj ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori të cilat mund të kenë krijuar debate të cilat fatkeqësisht përfunduan një tragjedi.

Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t’u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit apo autorëve të dyshuar.

Ditën e djeshme në Polici u mor dëshmia e të gjithë familajrëve të së riut, mirëpo ata kanë pohuar se 33-vjeçari ishte një njeri i qetë dhe nuk përfshihej në debate, duke mos dhënë më tepër detaje të cilat mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Postime të lidhura