zoom

Aktualitet

Ngacmonte seksualisht nje grua, pezullohet shefi i policisë në Divjakë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisarin Lorenc Braho, shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Shkak është bërë denoncimi në emisionin “Stop” në Tv Klan I një rasti të abuzimit të tij me detyrën.

Denoncimi u bë nga një nënë e divorcuar , e cila është ngacmuar me mesazhe nga shefi i komisaritit të Divjakës. Ajo u certifikua për police burgu, por nuk është pranuar pasi nga shefi i krimeve në Komisariatin e Divjakës është dërguar informacion negative në drejtorinë e përgjithshme, me argumentin se dënimi i të vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e kishte penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Por, sipas denoncueses ajo ishte konsultuar dhe një gjë e tillë nuk e pengonte.

Në reagimin e  saj drejtoria e përgjithshme e policisë deklaron se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve.