zoom

Aktualitet

Nga zgjedhjet tek financimet joformale të partive, SPAK prezanton strategjinë për krimet elektorale

“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave!”

Ky është reagimi i kreut të SPAK, Altin Dumani teksa prezanton strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale. Dumani ishte sot në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit.

‘Kemi bashkëpunim shumë të mirë me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave’, u shpreh ai.

Më tej shprehu domosdoshmërinë e hetimit të këtyre krimeve elektorale.

“Zgjedhjet lidhën pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës’, shton kreu i SPAK.
Sakaq, Dumani sqaroi dhe se ku do të përqendrohen hetimet e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor’, deklaroi Dumani.

Kreu i SPAK ishte sot në një tryezë të organizuar nga disa organizata të shoqërisë civile ku në krah të tij ishte dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme janë të angazhuar të kenë një bashkëpunim të dedikuar si dhe kanë hartuar strategjinë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve.

Postime të lidhura