Aplikacion
Megjithatë nga ana tjetër, vetë sulmuesi ka të tjera plane dhe së fundmi sipas asaj që zbulon The Athletic, kërkon të qëndrojë në Madrid deri në verën e vitit 2024, kohë kur i skadon edhe kontrata me madrilenët.
Sipas The Athletic, Hazard dhe stafi i tij kanë biseduar kohët e fundit për të ardhmen e lojtarit duke dalë në konkluzionin se për 32-vjeçarin është më mirë të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.
Vetë Hazard dhe familja e tij ndjehen mirë në Madrid, ndaj për lojtarin ky element është një justifikim më shumë për të mos e mbyllur para kohe kontratën me Los Blancos.
Por ndryshe mendon presidenti Perez, që kërkon të mbyll sa më parë bashkëpunimin me të, pasi nuk është në planet e stafit teknik. /zoom.al/