Aplikacion
Pas përplasjeve të nxehta me Xumin, e ka pasuar Gerta, e cila ka akuzuar Eglin për hipokrizi. Ajo e sulmoi drejtpërdrejt, duke e akuzuar për ndryshimin e qëndrimeve të saj që kur Gjesti bëri hyrjen në shtëpi.
Sipas Gertës, Eglin kishte thënë në fillim të programit se nuk do të ndikoheshin nga askush dhe se nuk do të krijonte asnjë lidhje brenda shtëpisë por që sipas saj ka rezultuar e kundërta.
“Erdhi këtu edhe tha: “Unë jam një vajzë që do mbaj qëndrimet e mia, unë jam një vajzë që nuk do ndikohem nga askush, unë jam një vajzë që nuk do bëj lidhje në shtëpi” dhe çfarë ndodhi? Sapo erdhi Gjesti në shtëpi e nxorri fytyrën e vërtetë se kush ishte!”- ka thënë Gerta Gixhari.