zoom

Slider

Nga veshjet, tek artistët e tjerë që u ngjitën në skenë/ Detajet nga koncerti i Elvanës

Për katër orë me radhë, mijëra njerëz shijuan muzikën e mirë të Elvana Gjatës gjatë koncertit “Dekada”, duke kënduar njëzëri të gjitha këngët e artistes dhe duke treguar të gjithë dashamirësinë për të.

Vetë Elvana interpretoi në një skenë gjigande të ndërtuar në stadium, me efekte dhe grafika të veçanta, të cilat të bënin pjesë të botës së çdo kënge.

Elvana Gjata performoi këngë të vjetra e hite, që të gjithë ia njohin në karrierën e saj 20-vjeçare, nga ku mori emrin edhe koncerti.

E zezë, e bardhë, e kuqe, rozë ishin ngjyrat që mbanin veshjet me të cilat artistja u ngjit në skenë, disa herë e shoqëruar edhe nga trupë baleti.

Ndërsa për interperetimin krahpërkrah me motrën e saj, soprano Migena Gjata, që ishte një ndër momentet më emocionuese të mbrëmjes, Elvana Gjata kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi dhe me mëngë të fryra të bardha, për t’iu përshtatur fiks një mbrëmjeje gala.

Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj. Publiku mirëpriti Mc Kreshën, Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën.