zoom

Politikë

Nga ushtarak në president/ Ora e fundit e Bujar Nishanit

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Shqipërisë nga korriku 2012 në korrik 2017, ndërroi jetë më 28 maj 2022.

Lindur në qytetin e Durrësit, në shtator të vitit 1964, Nishani iu përkushtua studimeve të tij mbi fushën e dretjësisë dhe marrëdhëniet me jashtë.

Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004.
Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Më vonë, ish-presidenti i ndjerë u bashkua me forcat e ideologjisë së djathtë në vend, duke u bërë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhë figurë tepër e rëndësishme.

Para se të bëhej president, ai mbajti postin e ministrit të Drejtësisë nga 2009-a në vitin 2011 dhe si ministër i Marrëdhënieve me Jashtë nga 2011 në 2012, për tu zgjedhur më vonë president. Ai mbahet mend si presidenti më i ri i betuar në Shqipëri, 47 vjeç.

Nishani kishte pak muaj që ishte shtruar në koma në Gjermani ku po luftonte me pneumoninë bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Së fundmi, familja e tij kanë marrë vendimin për ta larguar nga vdekja klinike duke e lënë të prehet i qetë. Kjo procedurë do të marrë pak orë deri sa të finalizohet dhe ish-presidenti të largohet nga kjo botë dhe nga jetesa me aparatura.

Nishani la pas bashkëshorten e tij Odeta, dhe dy fëmijët që kishin së bashku, në moshën 55 vjeçare./zoom.al