zoom

Politikë

Nga show i Veliajt me biçikletë tek ministrat, fotot nga takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve

Pas ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një analizë edhe me drejtuesit p[oltiikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Për shkak se një pjesë e ministrave janë edhe drejtues qarqesh, gati gjysma e të pranishmëve në këtë takim ishin anëtarë të kabinetit qeveritar.

Në takim ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili drejton edhe qarkune  Tiranës.

Natyrisht, ashtu si çdo herë kur ka vëmendje mediatike, edhe sot ai nuk e la rastin t’I ikë kot.

Ai u shfaq sërish me biçikletë, duke treguar se është një ‘dashnor’ i madh i të pedaluarit.