zoom

Bota

Nga Putini te Trumpi/ Atentate dhe sëmundje, çfarë parashikon Baba Vanga këtë vit

Siç pretendon tabloidi britanik “The Mirror”, ne do të shohim rënien e Bashkimit Evropian, një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putinit, riaktivizimin e ekstremistëve islamikë në Evropë, njerëz që ndahen nga besimi i tyre fetar, ndryshime të mëdha në vetëdijen, dhe trenat fluturues falë energjisë diellore.

Ndërkohë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump do të preket nga një “sëmundje misterioze që do ta lërë atë të shurdhër, dhe do t’i shkaktojë trauma në tru”.

Po kush ishte Baba Vanga?

Emri i saj i vërtetë ishte Vangelia Pandeva Dimitrova. Ajo lindi në vitin 1911 në Bullgari, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në rajonin Rupite në Malet Kozhuh, rreth 2 orë larg në veri të qytetit grek të Selanikut. Ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, dhe 4 vite më vonë nisi të përhapet fjala mbi profecitë e saj.

Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur u fundos nëndetësja bërthamore ruse “Kursk”. Pretendohet se Baba Vanga, e parashikoi këtë ngjarje që në vitin 1980. Kur Baba Vanga ishte gjallë, vendasit u bindën se ajo kishte fuqi paranormale, dhe e vizitonin atë shpesh për të folur me të afërmit e tyre të vdekur.

Ky ishte momenti kur ajo mori pseudonimin e saj, një kombinim i “Baba” (që do të thotë zonjë e moshuar) dhe “Vanga” (një shkurtesë e emrit të saj). Baba Vanga nuk lindi e verbër, por sipas të gjithë dëshmive e humbi shikimin e saj në një aksident misterioz gjatë fëmijërisë.

Megjithatë, jo pak njerëz besojnë se parashikimet e Baba Vangës, megjithëse mund të interpretohen në forma të ndryshme, janë provuar të jenë afërsisht 85 për qind të sakta.

Ndër të tjera, pretendohet se ajo paratha fillimin e Luftës së Dytë Botërore, vdekjen e Stalinit, Çernobilit, sulmet e 11 Shtatorit 2001 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, katastrofën bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011, zgjedhjen e Barak Obamës president të SHBA, bashkë me ditën e saktë të vdekjes së saj.