zoom

Politikë

Nga Mimi Kodheli te Luljeta Bozo/ Kush janë gratë që kandidojnë për presidente

Detaje të reja mësohen nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila nisi që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, me temë propozimet për emrin e presidentit të ri.

74 emra janë propozuar nga grupi i PS-së, shumë prej të cilëve janë figura të njohura tradicionale të kësaj partie, por që tashmë kanë dalë nga skena.

Pavarësisht dëshirave dhe propozimeve nga brenda radhëve të deputetëve, mësohet se Edi Rama po synon që mazhoranca të propozojë një emër surprizë, shumë larg nga e tashmja dhe e shkuara e Partisë Socialiste dhe gjithashtu, të jetë femër.

Emrat
Emrat e propozuar 

Mimi Kodheli- Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Mimi Kodheli jep lajmin e rëndësishëm për Shqipërinë: Ja kur do të hapen negociatat për anëtarësim në BE - Politike

Valentina Leskaj– politikane dhe ekonomiste politike shqiptare, e cila ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga viti 2002 deri në vitin 2017, kur vendosi të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga politika

E para myslimane, Valentina Leskaj zgjidhet pjesë e bordit kundër Antisemitizmit - PO.al

Lindita Nikolla–  është një politikane shqiptare  e cila ushtron detyrën e Kryetares së Kuvendit që prej datës 10 shtator 2021.  Më parë ka shërbyer si Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shtator 2013 deri në maj 2017, ku ia dorëzoi postin përkohësisht Mirela Karabinës si pjesë e një marrëveshjeje parazgjedhore mes pozitës dhe opozitës. Nikolla u emërua sërish Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në shtator 2017 deri në 2019. 

Lindita Nikolla kryetare e Kuvendit, PD grisi fletët e votimit - Euronews Albania

Arta Dade- shërbeu nga 1997–2007. Gjatë karrierës së saj politike, ajo ka mbajtur disa poste qeveritare si Ministre e Kulturës dhe Ministre e Punëve të Jashtme , duke qenë femra e parë që u emërua ministre e Jashtme. Aktualisht është kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme .

Arta Dade, Albania | Inter-Parliamentary Union

Vasilika Hysi- është deputete në Kuvendin e Shqipërisë, për qarkun e Tiranës, Kryetare e Komisionit të të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut.

Vasilika Hysi: Nuk kam pasur trysni për të ikur nga politika, ishte zgjedhja ime - Gazeta Si

Luljeta Bozo– Ajo është një profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë. Nëpërmjet ekspertizës dhe njohurive të saja të thelluara Luljeta u soll në vëmendjen e gjerë publike përgjatë zhvillimeve që pasuan tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, i cili u cilësua si tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin 40 vitet e fundit. Luljeta Bozo u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021, duke kryesuar listen e PS për Tiranën.

Luljeta Bozo habit me deklaratën për Enver Hoxhën: Ajo kohë kishte më shumë anë pozitive se negative – Abc News

Surprizë është se nëpërmjet votimeve të shumë anëtarëve të grupit parlamentarë të PS është “rikthyer në lojë” Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle të cilët konsideroheshin sit ë tërhequr përfundimisht nga politika.