Aplikacion
Bardhi hodhi poshtë zërat se nëna e tij nuk e pranon Sarën si nuse.
“Marrëdhënia me Sarën shumë e mirë, në fakt nëna ime ma ka fshirë numrin mua dhe po merr Sarën tani”, tha këngëtari duke qeshur gjatë intervistës për emisionin “Shqipëria Live”.
Bardhi u ndal edhe te bashkëjetesa dhe planet për martesë.
“Po rrimë në Tiranë tani, shumë mirë, jemi kënaqur. Jemi njohur me familjarët e njëri-tjetrit. Nuk e dimë ende për martesë”, u shpreh Bardhi.
Ai komentoi edhe deklaratat e babait të Sarës, duke i konsideruar ato si të turpshme.
“Më erdhi shumë keq, dhe isha në krah të saj.. Për mua nuk do kisha dashur të ndodhte ajo që ndodhi sepse ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme. Unë besoj se Sara është shumë vajzë e fortë dhe shembull për shumë vajza”, tha Bardhi.