zoom

Lajme

Nga Harry Potter në Downton Abbey/ Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur Maggie Smith

Maggie Smith, aktorja e mirënjohur, fituese e shumë çmimeve, me një karrierë të gjatë e të pasur ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

E njohur për rolet e saj nga The Prime of Miss Jean Brodie tek Harry Potter në Downton Abbey, Smith ishte fituese e dy çmimeve Oscar dhe tetë Bafta.

Lajmi u bë i ditur nga djemtë e saj Chris Larkin dhe Toby Stephens, të cilët thanë: “Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjes, të premten 27 shtator. Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pakursyer gjatë ditëve të saj të fundit. Ne ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment.”- thuhej në deklaratën e famijëve të aktores.

Personalitete nga arti dhe politika në Britaninë e Madhe por jo vetëm, vlerësuan figurën e aktores dhe thanë se ikja e saj nga jeta është një humbje e madhe për kinematografinë.