zoom

Bota

Nga Ekuadori në Selanik, gjenden 160 kg drogë brenda kontejnerëve me banane! Destinacion Shkupi

Një kartel droge është goditur nga policia greke në bashkëpunim me DEA amerikane.

Të paktën 160.5 kilogramëve kokainë janë kapur në portin e Selanikut,

Kontejnerët me banane kishin mbërritur në portin e Selanikut 10 ditë më parë.

Sipas ERT, ngarkesa me kokainë është e lidhur me 105 kg drogë të sekuestruara në muajin e kaluar.

Sipas informacioneve, dërgues ka pasur të njëjtën kompani nga Ekuadori dhe marrëse e njëjta kompani me qendër në Shkup.

Për rastin 105 kg u arrestuan 10 persona, mes të cilëve një mjek 68-vjeçar, i përfshirë në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh.

Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.