Aplikacion
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, u finalizua me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Furnizuesi”. Sekuestrohen sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre”, thuhet n1% njoftimin zyrtar.
Aksioni u bë nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, dhe u kodua “Furnizuesi”.
“Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës. Emri i tij nuk u publikua për shkak të moshës së mitur, teksa po hetohet për bashkëpunëtorët e tjerë të grupit.
Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara)”, theksohet më tej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/