zoom

Të gjitha

Nga birësimi e deri tek jeta si aktiviste, Zhaklin Lekatari i thotë të gjitha

Gazetare, aktiviste dhe prej 6 vitesh drejtuese e blogut të saj “Tabu.al”, Zhaklina Lekatari nuk druhet t`i thotë gjërat ashtu siç i mendon, madje edhe kur vjen fjala tek tema që mbeten ende delikate në shoqërinë tonë.  Ajo tregoi në  emisionin “Vila24” se  ka humbur babain kur ka qenë në një moshë të vogël dhe mamaja e saj u detyrua të dërgonte për adoptim tek një familje në Itali atë dhe motrën e saj.

Aktivistja ka treguar se nuk e ka përjetuar aspak mirë këtë vendim nga e ëma e saj dhe se nuk ka kujtime të mira as nga familja që i birësoi.

“Unë e kam humbur babain kur kam qenë e vogël dhe jam adoptuar në një familje Italiane. Kanë qenë shumë ndryshime të mëdha në jetën time pasi kam qenë 18 vjeç sistemi ra ishte viti 91’. Për shkak të luftës unë u detyrova me motrën time të largoheshim drejt Italisë dhe ishin trauma shumë të mëdha që ndpdhën në mënyrë të menjëhershme. Na janë dashur vite për t’i përballuar dhe për t’i shëruar. Kur ti rritesh larg familjes tënde ajo lidhja organike me ta nuk ushqehet sepse prind është ai që të rrit jo që të lind. Gjithashtu ka qenë shumë e vështirë dhe rikuperimi i marrëdhënies me të. Kam pasur pranë vetes në fëmijëri disa njerëz të cilët edhe ata nuk dinin se çfarë bënin, nuk ishin aq të zotë sa të merrnin vendime të mira për dy fëmijë të vegjël siç ishim unë dhe motra ime. – rrëfeu ajo./L.K

/Zoom.al