Aplikacion
Të dyja kahet e politikës kanë reaguar të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bogdanit, që vdiq mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Edi Rama dhe politikanë të tjerë kanë folur për tragjedinë.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore, dhe kontributet për vendin e tij dhe PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrate e demokrat, por edhe çdo qytetare e qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe ne qiell të hapur. Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë, i cili tek çdo qytetare dhe qytetar, mik, shok i njohur, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani, ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi dhe të mbajmë 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri, të PD.”-u shpreh ish-kryeministri Berisha.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në Facebook.
“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondit me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti”-shkruan Elisa Spiropali.
“Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe e dritë të pastë shpirti”, shkruan nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.
“E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti”-shkruan Ervin Salianji.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme. I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”-shkruan Ilir Meta.
““I keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gert Bogdanit – ngushëllime bashkëshortes dhe familjes. U prehtë në paqe!”-shkruan Veliaj.
“Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e mikut tonë Gert Bogdani është nga lajmet më të rënda që kam përjetuar këto kohë! Qofsh i parajsës miku im”-shkruan Edith Harxhi.
“I qeshur, parimor & simpatik gjithmonë miku im në garë; Gert Bogdani sot largohet nga familja e tij që e adhuronte në Përjetësi. Shpirti në Paqe Qytetari Simbol i Tiranës”-shkruan Ervin Bushati.
“E pa besueshme,lajm i trishtë,lajm i zi,lajm shokues.Ndahet nga jeta ne moshen 44 vjeç ish Deputeti Gert Bogdani.Humbje e madhe per Partinë Demokratike dhe vendin.Ishte i shkolluar ne Amerik me rezultate te shkelqyer, intelektual, politikan, familjar model.I paharruar kujtimi dhe vepra e tij,u prehte ne paqe.Ngushellime familjes”-shkruan Lefter Maliqi.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet