zoom

Stil

Nga BBVA tek reklama (e parealizuar) e Lori Caffe, Efi konfliktohet me drejtueset e Top Channel?

Para pak muajsh, ishte ndër të preferuarat e ekranit të Top Channel, por Efi Dhedhes duket se nuk e mban më këtë pozicion. Së fundmi një ndjekës në Instagram e ka “informuar” Efin se Sara dhe Lori Hoxha, motrat trashëgimtare të TCH nuk e kanë më mike në rrjetet sociale.

“Pse drejtueset e Topit nuk të ndjekin në rrjete sociale?” e pyeti dikush Efin. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” nuk dha një përgjigje konkrete, por zgjodhi ta postonte pyetjen duke thënë: “Faleminderit që ma the, sepse nuk e dija.”

Nuk është e qartë nëse ish-banorja e BBVA nuk e dinte me të vërtetë po thjesht nuk e kishte vënë re. Gjithsesi detaje të tjera tregojnë për krisje të këtyre marrëdhënieve.

Në përfundim të BBVA, Efi u prezantua si imazhi i ri i Lori Caffe, bashkëpunim që nuk ndodhi kurrë. Në fund të shtatorit, ajo u shpeh në “Shqipëria Live” se “së shpejti do të nisë punë. Kemi pasur një shtyrje për një x arsye, por më në fund do ndodhë dhe mezi po pres.”

Ndërkohë, në fillim të tetorit, u duk sikur Efi thumboi spektaklin “Dancing ëith the stars”, ku producentë janë Sara Hoxha dhe Ledion Liço. E pyetur nga një ndjekës/e në Instagram: “Pse nuk more pjesë në ‘Dancing ëith the stars’?”, ajo u përgjigj: “Sepse Bigu ka mbaruar dhe nuk do të doja një Big ripërsëritje, dysh.”