Aplikacion
Ajo ndau në Instagram disa pamje nga ky event me miqtë e saj, ku duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror dhe me flokët e kapura lehtë.
Aktualisht këngëtarja është në arrati, por ama kjo nuk e ka ndaluar që të shoqërojë të bijën në këtë ditë mjaft të rëndësishme.
Kujtojmë se Fjolla ka humbur para pak ditësh gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilave i dedikoi dhe një mesazh mjaft emocionues.
“Me kete buzeqeshje do te mbajme mend gjithe jeten! U prehsh ne paqe gjyshja ime e dashur. Ditelindjen tende neser do ta festojme pak me ndryshe. Duart tona te lidhura ne momentet e fundit te jetes tende nuk do t’i harroj kurre”, shkroi Fjolla krahas fotos.
Dhimbja është e madhe për këngëtaren, e cila më herët i kushtoi disa fjalë prekëse gjyshes së ndjerë përmes një fotoje të publikuar në Instastory.
“Do të mbaj derisa të shoh përsëri, gjyshe”, ka shkruar Fjolla krahas fotos.