zoom

Politikë

Nga 26 emra, Rama tregon se kush e zgjodhi Bajram Begën

Kryeministri i vendit, Edi Rama, foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë se PS-së. Rama tha se në total ka pasur 26 kandidatura, por PS do të mbështesë Bajram Begën si kandidat për President.

Deri sa doli ky emër, Rama tha se kishin 3 emra burrash dhe 3 emra grash si kandidatë potencialë për president, por Bega u vendos nga anëtarët e Partisë Socialiste.

Bajram Begaj është aktualisht në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare që e mori në vitin 2020. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare