Aplikacion
Ashtu siç edhe është përcaktuar, seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 10:00. Më parë u rrëzua një kërkesë e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e RAI 3.
Parashikohet një seancë me debate të forta, pasi në rendin e ditës janë përcaktuar dy interpelanca, por edhe për shkak të situatës politike dhe të rendit në vend.
Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, e kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.
9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të