zoom

Kinema & Netflix

“Netflix” po zhvillon video seri të animuara të lojës ikonike Minecraft

Ndërsa Minecraft u lançua zyrtarisht në 2011-ën, për herë të parë ishte i disponueshëm për publikun në 2009.

Këtë vit Minecraft bën 15 vjetorin dhe për të festuar këtë objektiv madhor, Netflix dhe Mojang Studios njoftuan se janë duke zhvilluar një seri të animuar të lojës ikonike.

Është një shfaqje e animuar e cila po zhvillohet nga studioja Kanadeze WildBrain, e cila është pas serive të animuara Carmen Sandiego dhe Sonic Prime të Netflix.

Kompanitë thanë se seritë do të bazohen në historinë origjinale me karakteret të cilat hedhin dritë mbi botën e Minecraft.

Përgjatë javëve të fundit Mincraft ka lançuar sende të veçanta për të festuar 15-vjetorin si një hartë falas, sfonde apo shtesa. Të gjitha këto mund ti shikoni në uebsajtin e Minecraft. /ZOOM.AL/